Një tjetër viktimë nga gripi në Shqipëri.
Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga gripi stinor A.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
Mësohet se disa ditë më parë prindërit e vogëlushit B.Z. janë paraqitur disa herë në urgjencën e Lezhës me ankesat për temperaturë, kollë dhe ethe. Për shkak të rëndimit të gjendjes së tij, më 15 janar, vogëlushi është shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT, në reanimacion. Fëmija është diagnostikuar me encefalomielit.
Ky është rasti i pestë i konfirmuar i humbjes së jetës si pasojë e gripit të stinës në Shqipëri.



