Përmbytjet, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Përmbytjet, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Shtabin e Emergjencave lidhur me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Zhvendosja e reshjeve të dendura në Jug ka rritur masat në prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit.

Rama tha se janë marrë masat për pastrimin e kanaleve kulluese.

“Besoj që situata në zonën e Jugut do të jetë e rënduar sipas parashikimeve, por ndërkohë kemi parë që masat që kemi marrë duke bërë pastrime masive të kanaleve dhe duke investuar në disa segmente pas përmbytjeve të mëparshme, e kanë sidoqoftë relaksuar goxha situatën”, tha Rama. 

Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, bëri të ditur se është njoftuar dhe pala greke, lidhur me vërshimet e Vjosës. “Po testojmë prurjet e Vjosës nga ana jonë, në Gjirokastër dhe Tepelenë dhe është vlerësuar situata. Për këtë janë njoftuar prefektët e të gjithë rajonit”, tha Premçi.

 Vetëm për Jugun ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 300 forca. 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy