Fillon zyrtarisht vaksinimi, kryeministri Rama merr vaksinën anti-Covid(VIDEO)

Fillon zyrtarisht vaksinimi, kryeministri Rama merr vaksinën anti-Covid(VIDEO)

Pas shefes së Infektivit, Najada Çomo, i dyti që ka vazhduar me vaksinimin ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, ndërkohë që pas tyre është vazhduar me mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. 

Kryeministri Rama gjatë konferencës së sotme deklaroi se do të ishte ndër të parët që do të bënte vaksinën, për të siguruar qytetarët lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e Pfizer.

Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv është e para që ka marrë vaksinën Pfizer kundër koronavirusit.

Menjëherë pas marrjes së vaksinës, Rama ka folur për mediat, duke garantuar qytetarët se vaksina është e sigurt dhe nuk do të ndodhë asgjë nga ato që përfliten. 

“ Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”. tha kryeministri. 

Sipas planifikimit, të parët që do të fillojnë me vaksinimin janë mjekët e spitaleve Covid dhe më pas do të vazhdohet me të moshuarit.

Ditën e sotme, Rama ka deklaruar se janë marrë 975 dozat e para të vaksinës, ndërkohë që javën e ardhshme pritet edhe të tjerat.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy