
Një 28-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë nga COVID-19 duke mos fituar dot betejën me virusin. 28-vjeçari ka qenë i shtruar te spitali COVID 2 "Shefqet Ndroqi". I riu punonte si elektricist në Shkodër.
Ka qenë vetë dega rajonale e OSHEE në Shkodër që ka bërë të ditur lajmin dhe ka shprehur ngushëllimet për kolegun dhe mikun e tyre.
"Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion. Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, A.Ç. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe", shkruan OSHEE në Shkodër.



