Paralajmërimi i Juncer: Nuk ka zgjerim të BE-së deri në vitin 2019

Paralajmërimi i Juncer: Nuk ka zgjerim të BE-së deri në vitin 2019

“Erërat janë kthyer në favor të Europës”. Ka qenë kjo kryefjala e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij të përvitshëm për gjendjen e Bashkimit Europian.

Juncker i tha Parlamentit Europian se ka “një dritare me mundësi” për të ndërtuar një union më të fuqishëm e më të bashkuar, por ai paralajmëroi se kjo dritare “nuk do të qëndrojë përherë e hapur”.

Gjatë fjalimit të tij 1 orësh në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, Juncker trajtoi edhe çështjen e zgjerimit, teksa konfirmoi se nuk do të ketë anëtarësime të reja deri në vitin 2019, në mandatin aktual të Komisionit.

Juncker tha se Europa duhet të implementojë një projekt më të besueshëm zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Asnjë kandidat nuk është gati, shtoi Juncker, i cili gjithashtu këshilloi vendet kandidate t’i japin prioritet sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore.

Presidenti i Komisionit Europian u ndal edhe në ekonominë e Europës, që tashmë po rimëkëmbet si dhe nxiti Bashkimin Europian të lëvizë përtej Brexit.

Ai i kërkoi unionit të përqafojë reforma dhe të krijojë marrëveshje të reja tregtare.

Sipas Juncker, krizat aktuale ekzistenciale të BE-së, përfshi këtu Brexit, krizën e emigrantëve dhe rritjen e populizmit, janë zbehur ndjeshëm.

Juncker madje kërkoi që vetë roli i tij si president i Komisionit të bashkohet me atë të presidentit të Këshillit dhe të zgjidhet përmes një “fushate pan-europiane”.

Sidoqoftë, Juncker tha se ky propozim nuk i drejtohet punës së bërë nga “miku i tij i shkëlqyer” Donald Tusk.

Çdo përpjekje për të shkrirë të dy këto role do të kërkonte një ndryshim në marrëveshjet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Juncker gjithashtu veçoi Turqinë dhe nuk kurseu kritika për liderët që e kanë distancuar vendin nga Bashkimi Europian, duke këmbëngulur që Ankaraja të lirojë gazetarët dhe të ndalojë sulmet personale ndaj liderëve europianë.

 “Mjaft i quajtët fashistë dhe nazistë liderët tanë,” kërkoi Juncker ndërkohë që u duartrokit nga Asambleja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy