
TV shtetëror i Koresë së Veriut, KCTV, transmetoi komentin e një qytetari mbi gjendjen e "dobët" të Kim Jong-un, në një lëvizje të pazakontë që ushqen dyshime për gjendjen e udhëheqësit. Komenti i rrallë publik mbi shëndetin e liderit suprem erdhi pasi vëzhguesit e çështjeve të Koresë së Veriut vunë në dukje në fillim të qershorit se Kim po humbte peshë në mënyrë dramatike.
"Sekretari i Përgjithshëm i respektuar Kim Jong-un, i dobësuar në këtë mënyrë, i thyen zemrën popullit", tha burri në një intervistë të transmetuar nga KCTV të premten e kaluar, raportojnë mediat e Seulit.



