Ka ndërruar jetë në moshën 112 vjeç burri më i vjetër në botë. Lajmin e kanë konfirmuar për BBC, familjarët e tij.
John Alfred Tinnisëood vdiq të hënën në Angli në shtëpinë e kujdesit në Southport ku ai jetonte.
John Alfred Tinnisëood, ishte, sipas Librit të Rekordeve Guinness, njeriu më i vjetër në botë që nga prilli i kaluar, kur venezuelasi Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.
I lindur më 26 gusht 1912, viti kur u mbyt Titaniku, ai ishte njeriu më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2020.



