Akuzat për Tahirin, deklaratë e  partive opozitare: Të ikë Rama

Akuzat për Tahirin, deklaratë e partive opozitare: Të ikë Rama

Zbardhja e përgjimeve të drogës të grupit të Habilajve, ku përmendej dhe emri i ihs-ministrit Saimir Tahiri, si i implikuar në trafikun e drogës, ka bërë që partitë opozitare, të mbajnë një qëndrim të përbashkët. Përmes një deklarate të partive PD, LSI, PR, PBDNJ dhe LZHK kërkohet largimi i Edi Ramës nga kryeministër.

Në deklaratën e partive opozita theksohet se nuk do ketë asnjë tërheqje nga kjo kërkesë, deri në largimin me mjete paqësore të kreut të qeverisë.  "Kërkojmë largimin e Ramës nga kreu i qeverisë. Rama eshte pergjegjes per lidhjet e krimit me shtetin. Të vendosur që Rama të ikë me mjete demokratike. Prokuroria të nisë hetimet për Saimir Tahirin dhe të ketë hetim oër ministra të tjerë të lidhur me krimin".

 

Deklarata

Pas takimit të mbrëmjes së kaluar mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë e PD, sot ka nisur tryeza e përbashkët mes dy opozitave.

Kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi, janë ulur sot ballë përballë në një tryezë të gjerë politike te “Hotel Tirana”, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm kundër krimit.

Të dy kryetarët e partive shoqërohen nga njerëzit e tyre më të besuar, ku Basha ndodhet në tryezë me deputetët Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, ndërsa Kryemadhi shoqërohet nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili. Gjithashtu, në tryezë ndodhet dhe aleati i Bashës, kreu i PAA, Agron Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy