
Eshtra njeriu janë gjetur në fshatin Ardenicë, në Lushnje, nga një banor i zonës, i identifikuar me inicialet A.H 55-vjeç, i cili i ka gjetur teksa ishte duke punuar tokën.
Sipas burimeve zyrtare nga konstatimet paraprake eshtrat I përkasin një periudhe të hershme, ndërsa janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.



