Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat ishin parashikuar të votoheshin këtë të enjte në parlament do të marrin më shumë kohë. Kjo pasi drafti i propozuar të dielën në darkë nga opozita për listat e hapura kërkon shqyrtim dhe ky afat, 1 tetori, nuk është i arritshëm.
Kjo periudhë do të shfrytëzohet për të gjetur një marrëveshje maxhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, shtuar dhe atë të opozitës parlamentare.
Jo vetëm kaq, por është vendosur gjithashtu që as Komisioni i Ligjeve të mos ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare për t’ia dërguar Kuvendit.



