Dy policë të burgut dhe një i dënuar janë arrestuar në përfundim të hetimeve mbi rastin e arratisjes së tre shqiptarëve nga burgu i Rebibias në Itali. Arratisja e bujshme e tetorit të vitit të kaluar dhe gjetja e një celulari në këpucën e familjarit të një të dënuari gjatë një vizite kanë qenë indiciet ng aka nisur hetimi, që çoi në arrest shtëpie për korrupsion dy prej policëve të burgut.
Hetuesit kanë zbuluar se dy policët kishin hapur llogari bankare enkas për derdhjen e parave nga ana e të dënuarve, për të cilët ata kryenin shërbime, duke shkelur ligjin.
Ndërkohë, i dënuari për të cilin u provua lidhja koprruptive me dy policët, vuan dënimin me burg për evazion fiskal.
Arratisja e shqiptarëve
Tre shqiptarë u arratisën në tetor nga burgu i Rebibias në Itali. Tre të arratisurit janë Mikel Hasanbelli, 36 vjeç, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni; Ilir Pere, 40 vjeç dënuar për tentativë vrasjeje dhe Basho Tesi, 36 vjeç për vrasje.
Milel Hasanbelli, 38 vjec, ishte burgosur për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te rrinte ne burg deri në fund të vitit 2020; Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar per trafik droge dhe armësh, si dhe tentative vrasjeje, teksa Basho Tesi, 36 vje135, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, trafik armësh dhe prostitucion.
Hetimet kanë nxjerrë se tre shqiptarët, të cilët kishin vetëm pak ditë në këtë burg, janë arratisur nga dritarja nëpërmjet çarçafëve, duke lënë gjithçka të rregulluar në dhomë, që të mos shkaktonin dyshime.



