Ndërsa ka qenë në një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit që votojnë për herë të parë, Saimir Tahiri ka akuzuar opozitën se duke qëndruar në çadër mbron gjyqtarët e korruptuar. Ndërkohë Kryesocialisti i Tiranës u tha qytetarëve se mandati i ardhshëm do të fokusohet tek punësimi dhe ekonomia.



