Një lumë i vërtetë njerëzor pushtoi rrugët e Ahvazit në të parën e tre ditëve të zisë së shpallur në Iran. Njerëzit bënë homazhe në kujtim të gjeneral Qassem Soleimani, i vrarë të premten nga qeveria amerikane në Irak,.
Në procesion njerëzit tundnin flamuj të kuq (ngjyra e "gjakut të dëshmorëve", të gjelbër (ngjyra e Islamit) dhe flamuj të bardhë të zbukuruar me parulla fetare, si dhe portrete të gjeneralit, duke qarë dhe bërtitur "Vdekje Amerikës". Televizioni shtetëror transmetoi drejtpërdrejt procesion në ekran.
Gjatë ceremonisë u sugjerua që çdo iranian duhet të jepte një dollar për të mbledhur 80 milionë dollarë "për t'ia dhënë kujtdo që dorëzon kokën e "burrit të çmendur me flokë të verdhë", duke aluduar [residentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit Soleimani.



