
Avokati Besart Logu tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se bashkimi mes grupit të Berishës dhe të Bashës nuk mund të jetë mekanik, por duhet të realizohet mbi disa principe.
Sipas Logut, grupi i Bashës duhet t’i kthehet shesheve me tubime miqësore dhe të krijojë një koalicion antiestablishment.
Në pritshmëritë reale të PD-së nuk ishte një vendim i tillë. Duke qenë se nuk ekzistonin të tilla pritshmëri u krijua dhe një farë konfuzioni dhe për shkak të emocioneve që shkakton një humbje e gjyqit e aq më tepër për këtë. Ka ndikuar shumë vetë, nën efektin e emocioneve.
Nuk është se iu drejtua direkt Berishës, tha për çdo bashkëpunim me faktorët opozitar, kushti i parë dhe i vetëm është distancimi nga Rama dhe Meta. Nuk është Berisha i vetmi faktor në spektrin opozitar. Për sa kohë distancimi s’ka qenë jo mbi emra, por mbi parime, edhe bashkimi mbi këto kushte do realizohet. Dy rrugë janë ose do shkosh në kuadër të një fraksioni pranë PD të drejtuar nga Berisha, ose do krijosh lëvizje të re. Të krijosh një lëvizje të re me këtë sistem zgjedhor që ka ndërtuar Rama dhe Berisha me ndryshimet e 2008 nuk të favorizon. Vajtja tek Berisha në kuadër të një fraksioni, sa garanci jepet që do të respektohet ky fraksion? Sa garanci jepet që do i rikthehet PD partneritetit me SHBA-në? Sa garanci jepet që do mbështet puna e SPAK?
Unë kam një model tjetër. Grupi pranë Bashës duhet t’i kthehet sheshit, protestave. Duhet të dalë në një koalicion anti-establishment. Nëse sondazhet janë se 60-70% janë të lodhur nga ky model qeverisës, ky grupim duhet të dalë në rrugë dhe të ftojë qytetarët pa bindje partiake.
S’po them protestë që të rrihesh me policinë. Të thërrasin qytetarët civilë, të papërfshirë, të lodhur nga ky model dhe të krijojmë atë aleancë, t’i japim një shpresë qytetarëve.



