KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon “kokën” e kreut të Gjykatës Kushtetuese: Të apelohet vendimi

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon “kokën” e kreut të Gjykatës Kushtetuese: Të apelohet vendimi

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Përmes një njoftimi, ONM ka kërkuar që të ankimohet vendimi i marrë nga organi i vettingut në KPA .

"Në datën, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018”, thuhet në njoftimin e ONM-së.

Ende nuk dihet arsyeja se përse ONM ka bërë këtë ankimim, i cili është dhe zyrtarisht ankimimi i parë që ndërkombëtarët bëjnë për një gjyqtar që ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

Më 13 Korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy