Jep dorëheqjen Boris Johnson

Jep dorëheqjen Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore.

Përmes një konference për media ai deklaroi:

Është e qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

Qeveria britanike u trondit së fundmi nga dorëheqja e dy ministrave, të cilët deklaruan nuk mund të shërbenin më me një lidership të rrënuar nga skandalet.

Kujtojmë që po ashtu kryeministri dënua për shkelje të rregullave gjatë mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19, i mbijetoi një votëbesimi në partinë e tij ku 41 për qind e ligjvënësve konservator votuan për rrëzimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy