
Rritja e çmimeve në vend, dukshëm po rëndon xhepin e konsumatorëve.
Se fundmi flitet se operatorët e produkteve të qumështit po mendojnë për rritjen e çmimeve të tyre.
Donjaldo Hoxha nga Industria e përpunimit të qumështit, bëri të ditur sot në “MCN live”, se bëhet fjalë vetëm për operatorët që prodhojnë produkte nga qumështi i deles.
Lidhur me këtë ai thotë se edhe pse kjo rritje do të varet nga vendimet individuale të prodhuesve, e tërë vjen nga kostot e shtuara për lëndën e parë, rënia e konsumit dhe informaliteti nga ky sektor.
Flasim për produkte që janë me qumësht deleje, dhe jo me at të qumështit të lopës,
Nuk ka ndryshim në koston e produkteve që prodhohen me qumësht lope, nuk ka ndryshim për atë pjesë., diskutohet vetëm për qumështin e deles. Janë operatorë të caktuar vetëm dy prej tyre punojnë më qumësht dele, dhe nga ta, produkti i tyre zë deri në 8% në atë që ata prodhojnë.
Ky është impakti që ka në treg kjo situatë, pastaj nëse këto kompani do të vendosin në treg për të reflektuar çmimet ajo është vendim individual. Aktualisht ne kemi një situatë të tillë që çmimi i lëndës së parë të qumështit të deles nga fermerët është rritur nga 110 lekë pa TVSh, diku ne 140 lekë, deri ne 160 lekë.
Kostot e shtuara janë për lëndën e parë, kemi pjesën që kemi rënie të pjesë së krerëve edhe te delet, e cila impakton kërkesën e ofertës në treg dhe mbi të gjitha ke informalitetin, i cili në sektorin e të imtave është akoma më i madh se në sektorin e gjedheve, dhe ky është shkaku që impaktin kostot, çmimet dhe mënyrën e si shkon tregu dhe nëse nukl luftohet ky informalitet këto do të jenë kostot dhe pasojat që do të hasim çdo ditë. Nuk e impakton sektori dot sektori i formalizuar çmimin sepse nuk i kalon 15%.



