Një shtetas turk u vu në pranga për korrupsion aktiv ditën e sotme në Durrës.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, M.D, 32 vjeç, banues në Turqi, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pasaportës shumën prej 100 €.
Shtetasi i mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin italian. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.



