Shpërthimet me tritol. Zbardhja e ngjarjeve minimale, arrestimi i autorëve i pamundur (VIDEO)

Shpërthimet me tritol. Zbardhja e ngjarjeve minimale, arrestimi i autorëve i pamundur (VIDEO)

Zbardhja e atentatave të shpërthimeve me tritol, mbetet në nivele minimale. Në statistikat, që disponon MCN në vitin 2022 janë evidentuar 49 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, por janë zbuluar vetëm 5 prej tyre. E njëjta situatë paraqitet edhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023, në 18 raste të evidentuara janë zbardhur 3 prej tyre ktyre ngjarjeve.

Gjatë vitit 2022, janë evidentuar 49 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, 5 prej të cilave janë zbuluar. Janë identifikuar 7 autorë të dyshuar, prej tyre 3 janë vënë në pranga, 3 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Gjatë 6-mujorit të parë vitit 2023, janë evidentuar 18 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronësme eksploziv”, 3 prej të cilave janë zbuluar. Janë identifikuar 7 autorë të dyshuar, prej tyre 4 janë vënë në pranga, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Eksperti i sigurisë, Faik Basha ia adreson inkrimimit të drejtuesve të policisë, hezitimin e punonjësve të policisë për të zbardhur ngjarjet kriminale, përfshirë atentatet me tritol. Sipas tij, atentatorët tritolin  e blejnë në vende të veçanta

Avokatët i lidhin moszbardhjet e atentateve me tritol me vakancat e prokurorëve dhe hetuesve.

Çka ka rritur mbingarkesën dhe zvogëluar hapsirën për të kryer hetime të plota, me qëllim evidentimin e autorëve të vendosjes me tritol.

Vetëm në javët e fundit, janë shënuar disa ngjarje të vendosje me tritol, ndaj motrave Nikolli në Elbasan, tritol disa punonjësve të policisë në Shkodër, e deri tek vendosje eksplozivi gjyqtarit Tonin Sterkaj në prill të këtij vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy