Nail artist Betina Vejsiu flet për tendencat e thonjve festiv për festat e fundvitit dhe thotë se zakonisht klientët shkojnë drejt ngarkesave, por se ka dhe nga ato klientë që nuk dalin nga zona e rehatisë.
Vejsiu listoi disa kategori thonjsh si të preferuara këtë vit, por shtoi se për festa sugjeron të futen elementë sa më festivë.
Ngjyrat që tërhiqen me magnet kanë pasur revolucion dhe tashmë është gjithë gama e ngjyrave cat eye.
Një tjetër tendencë janë dhe ngjyrat e errëta si e zeza që kërkohet dhe për Vit të Ri, vishnje, blu, jeshile.
Dy vitet e mëparshme lejlaja ka qenë pak më në modë. Është shmangur pak e kuqja, duke qenë se ka qenë në modë në shtator-tetor.
Këtë vit të ri shumica e vajzave e kanë shmangur duke preferuar modele më të thjeshta.
Modelet french, nude, apo ombre, janë sërish, por duke u shtuar elementë festivë, si luspat, xixat, flokë bore. Por baza duhet të jetë natyrale.
E katërta është thjesht një ngjyrë. Modeli i pestë i sugjeruar është kromi, ose pasqyra e famshme, e cila ka dalë në të gjitha llojet e versioneve.
Më parë ka dominuar ngjyra shampanjë ose si perlë. Por këtë vit tendenca ka qenë krom i errët.
Sugjeroj që fillimisht ta mendoni modelin dhe në fund mos të kërkoni ndryshim, pasi kjo gjë e streson nail artist.
Për festa mund ta lini thoin pak më të gjatë, apo të ndryshoni formën.
Sugjeroj formën bajame e cila është mjaft praktike, pasi përshtatet me të gjitha format dhe dizenjot që doni të bëni.



