Bashkimi Evropian dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin me armë zjarri ndaj dy të rinjve në Shtërpcë pasditen e djeshme.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, peter Stano përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se është e rëndësishme që autoritet të hetojnë këtë krim të nevertshëm dhe të vendoset drejtësia.
E dënojmë me vendosmërinë më të madhe plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier u shpreh se SHBA-ja e dënon plagosjen e dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës. Ai tha se është i tronditur dhe se është mirënjohës që autoritetet arrestuan të dyshuarin.
Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t'iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpc, natyrisht në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përmendim se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin.



