Aktori Gentjan Zenelaj në emisionin Bilardo në MCN bëri me dije se aktualisht është duke u marrë shumë dhe me teatër dhe se po argëtohet pa masë, pasi është ajo që ai di të bëjë më së miri.
Ai tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të bëhej aktor nëse nuk do ishte një person në rininë e tij që do i kishte ndezur këtë llambë jeshile. Sipas tij, zgjedhja e akademisë së arteve ka qenë një vendimmarrje vetëm e tij dhe se babai është mërzitur, ndërsa rrëfen se kanë folur vetëm kur u diplomua.
Po merrem shumë me teatër, po argëtohem shumë me teatër duke menduar se dua të bëj shumë mirë dhe të bëj shumë fortë atë që di të bëj shumë mirë dhe ajo që di të bëj shumë mirë është komedia. Po bëj komedi të mrekullueshme dhe kam vendosur disa komedi dhe në jetën e përditshme unë jam njeri serioz, me miqtë bëj batuta, por në rrugë jam serioz dhe eci sipas rregullave. Aktor kurrë, në rininë time se mendoja, ishte një mendim i hedhur nga një person i cili unë atëherë kam pasur një fizik shumë të mirë mos më shikoni sot me këtë kurriz breshke dhe më tha pse nuk futesh për aktor duke ndezur tek unë një llambë. Vajta i thash babait kam vendosur të shkoj në akademi dhe ai më tha shumë mirë se bëhesh dhe shef policie na ndihmon dhe ne, jo i thash në akademinë e arteve. Fisi im s’ka asnjë lidhje me artin, xhaxhallarët e mi janë të gjithë hekraxhi, s’kemi lidhje me vegla muzikore, fare. Babai im mekanik dhe madje kam pasur një debat me babain dhe kam ikur nga shtëpia vetëm për këtë gjë dhe zoti deshi që unë të bëhesha aktor. Kur u diplomova atëherë kemi folur si burri- burrit dhe ai erdhi me lot në sy dhe më tha tani e kuptoj çfarë ke dashur të bësh.
I pyetur nëse do e lejonte djalin e tij të bëhej aktor, Gnetjan Zenelaj tha se në Shqipëri nuk do ja rekomandonte. Ai tha se aktori dhe jo vetëm ka detyrë shumë të vështirë, por që këtu në vendin tonë nuk vlerësohet.
Unë në Shqipëri s’do e bëja djalin tim aktor sepse një aktor paguhet deri 700 mijë lekë të vjetra, aktorët, një njeri në Shqipëri nuk mund të jetohet me 600 mijë lekë. Aktori ka detyrë shumë të vështirë dhe mua më dhimbsen me thënë të drejtën. Pjesëmarrja e Gentit në një spektakël si portokallia e detyroi Gentin dhe kolegët e tij të kalonin një kalvar të vështirë. Ty nuk ta merr mendja sesa projekte na janë prishur ne bashkë se thonin janë aktorë portokallie. Kaluam një kalvar të gjatë dhe vështirë deri sa arritëm aty ku jemi. Kjo na mundoi shumë në marrjen e projekteve serioze, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Në vijim ai shtoi se ndjehet krenar që bashkë me disa kolegë të tijtë ja arritën që bileta tetarit të shkojë 7 mijë lekë.
Ishte bileta 1500 lekë të vjetra për të parë teatër, sot një sufllaqe nuk bën aq. Portokallizmi jonë ndihmoi që sallat sot të mbushen të hënë të martë të mërkurë me një biletë që është 3-4 fish më e madhe. Arritëm të bëjmë qytetarët shqiptar të kuptojmë se që vijë të shohë një aktor live dhe duhet të paguajë. Mendoj që të ketë dhe karta, si abonime për njerëzit që janë të pasionuar pas tetarit.



