Zv.ndihmëssekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë, takime me Ramën dhe Metën (VIDEO)

Zv.ndihmëssekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë, takime me Ramën dhe Metën (VIDEO)

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, e ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Yee është takuar me Ramën në Kryeministri, nga ku më pas është nisur për në Kryesinë e Kuvendit, ku u takua me kryetarin Ilir Meta. Më pas, Brian Yee do të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Po sot , në orët e pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë një qëndrim kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Vizita e Hoyt Yee shihet si e mundësia e fundit për të afruar qëndrimet e palëve drejt konsensusit.

Axhenda e takimeve

Në orën 10:30 takim me Ramën

Në orën 11:30 takim me Metën

Në orën 14:45 takim me Bashën

Në orën 17:00  takim me Patozin dhe Bregun

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy