Shtyhet 24 orë konfirmimi i draft-marrëveshjes për klimën në Paris

Shtyhet 24 orë konfirmimi i draft-marrëveshjes për klimën në Paris

Takimi i 200 shteteve në konferencën e klimës në Paris, ishte parashikuar që të përfundonte ditën e sotme , por është shtyrë dhe një ditë për të konfirmuar  draft- marrëveshjen . Kryetari i takimit dhe Ministri i Jashtëm francez, deklaroi këtë mëngjes që edhe 24 orë bisedime do të jenë të nevojshme për të konfirmuar  draftin për klimën dhe se janë  optimistë se në fund ky kongres do të mbyllet me një rezultat pozitiv.

 

Negociatorët kanë qenë duke punuar në draftin e fundit që prej të enjtes në një përpjekje për të zgjidhur pikat e fërkimit.

 

Duket se qeveritë kanë bërë përparim në disa çështje, por ka ende mosmarrëveshje mbi disa çeshtje të tjera si për shembull në  monitorimin e kufizimeve  të emetimit të karbonit në atmosferë.

 

Ndryshe nga konferencat e mëparshme të klimës të OKB-së, Laurent Fabius, kreu i bisedimeve, tha se do të bëjë me dije sa më shpejt që ai beson se konsesusi për të ndalur ngorhejn globale është arritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy