
Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës anëtarin e bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare . Nga tre kandidatura, u zgjodh Ilir Gjata, i cili do të votohet në seancën plenare. Ndërkaq, i është hapur drita jeshile edhe krijimit të Agjencisë së Diasporës.



