Në studion e MCN Economy, eksperti Enriko Ceko analizoi ecurinë e investimeve publike. Ai tha se janë disa arsyet pse realizimi i tyre has vështirësi.
Unë kam punuar për një kohë të gjatë si supervizor projektesh të BB. Problematikën e nxjerrë e kemi raportuar te BB dhe qeveria.
Planifikim i dobët strategjik. Një nga arsyet pse nuk lëvrohen para është se ke dhënë më shumë sec ke bërë projekte.
Manaxhimi efikas i fondeve. Shtyhen punimet.
Korrupsion dhe mungesë transparence.
Cilësi e ulët punimesh. Kemi parë rrugët.
Fragmentarizim të projekteve. Projektet nuk lidhen me njëri-tjetrin.
Varësi nga fondet e jashtme. Kemi qenë të varur nga financimet ndërkombëtare për projekte. Vetëm 2-3% të buxhetit të shtetit e mbulojmë me financim të huaj.
Ceko u ndal në mënyrë të veçantë në disa projekte.
Disa nga projekte e planifikuara për t’u realizuar janë shumë të rëndësishme. Duhej të ishin bërë shumë kohë më përpara. Marrim p.sh. rrugën Kombinat-Ndroq. U bë me cilësi, por në fund u bë shumë keq. në 1.3 km e fundit. Marrim autostradën Tiranë-Durrës. Kanë ngelur punimet te QTU. Me 20 mln euro për km, vijat ndarëse të rrugës duhej të ishin prej floriri. Për 20 mln euro për km duhet të kesh 20 fadroma, 20 rula që bëjnë punën.
Ne kemi mospërputhje me standardin europian të buxhetit të shtetit. Buxheti në Europë bëhet ndryshe: çfarë u duhet njerëzve dhe në sa kohë mund t’i bëjmë. Në këtë mënyrë përcaktohet sa duhet të taksohen njerëzit për të bërë ato që ju duhen.
Europa e ka 22-25% buxhetin për investime.



