Dy hajdutë janë vënë në pranga në Friuli të Italisë dhe në Korçë të Shqipërisë. Për rastin e parë, mësohet se u vu në pranga Eduard Trushi, 32 vjeç. Shqiptari qëndroi në një shkollë, që ndodhej 500 metra larg vendit ku ai parkonte makinën.
Përveç objekteve të tjera, policia i sekuestroi edhe sendet e flonjta që ai kishte vjedhur, siç janë këto ora, varëse dhe unaza, ndërsa fton pronarët që të paraqiten te karabinierët nëse këto objekte u përkasin atyre.
Ndërsa në Korçë u arrestua Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig. Ai u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit J.D., 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri. Ai është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në këtë banesën ku ka vjedhur 400 euro dhe 6 mijë lekë.



