Disa orë pas vrasjes së një 58-vjeçari në Durrës dalin detajet e para të krimit të rëndë. Vrasja e Agim Arapit dyshohet se ka ndodhur për 13 mijë lekë të reja. Konflikti mes tre autorëve që ishin pronarë të një picerie ka nisur në dyqanin ushqimor, në pronësi të viktimës, Agim Arapi.
Viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi do t’i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor. Por, kishte kaluar muaji mars dhe pronarët e picerisë nuk kishin paguar shumën prej 13 mijë lekësh te viktima Agim Arapi.
Për të sqaruar problemin ata kishin shkuar në dyqanin ushqimor të 58-vjeçarit, ku ndodhej gruaja e viktimës. Kjo e fundit me tone të ashpra i ka kërkuar lekët e qirasë, duke nisur edhe konflikti. Më pas ka mbërritur edhe Agim Arapi, ku konflikit ka degjeneruar në dhunë me sende të forta, duke i shkaktuar edhe vdekjen pronarit të dyqanit ushqimor.



