
Afro tre javë pas tërmetit shkatërrimtar që mori jetët e 51 personave nisa vala e ndalimeve nga ana e policisë. Zyrtarë e ish zyrtarë, ndërtues dhe inxhinerë të objekteve të dëmtuara kanë përfunduar në polici.
Uniformat blu shoqëruan mëngjesin e të shtunës drejtorin e kavaleshencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe zëvendesin e tij Kujtim Hasa. Ato janë marrë ne pyetje lidhur me me vdekjen e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj i cili humbi jeten nga shembje e njeres prej godinave pas termetit te 26 nenterit . Ajo ishte demtuar ne fakt qe ne termetin 21 shtatorit por nuk ishte marre asnje mase per sigurine e nderteses. Po ashtu është shoqeruar edhe ish drejtori i Aluiznit, Arben Isaku.
Gjithashu jane shoqeruar pronaret ndertuesit dhe inxhinieret e objekteve te cilat u shemben duke shkaktuar viktima. Mësohet se organi i akuzes në qytetin bregdetar ka lëshuar në total 18 urdhërarreste. Pas termetit katastrofik prokurorite e rretheve me te prekura nga termeti nisen hetimet.



