Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar të mbytur në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar të mbytur në lumin Buna

Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrizi, i djalit 3- vjeçar te mbytur në lumin Buna.

3 vjeçari u gjet nga forcat RENEA në njësinë Ana e Malit rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare.

Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit. Shkodër/Informacion shtesë Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë. Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur dhe nxjerrë nga lumi Buna, nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë. .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy