Shkëputja e shkëmbit përfundon në një shtëpi në Përmet, plagoset rëndë një djalë i ri

Shkëputja e shkëmbit përfundon në një shtëpi në Përmet, plagoset rëndë një djalë i ri

Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi dhe përfundimit në një banesë në fshatin Çarshovë të Përmetit.

Emergjencat civile të bashkisë Përmet njoftojnë për një shkëputje të një mase shkëmbore në fshatin Çarshovë, njësia administrative Çarshovë.

Masa shkëmbore gjatë rrokullisjes ka rënë në banesën e Thoma Vangjelit, ndërsa pjesëtarët e familjes janë evakuuar.

Ndërkohë si pasojë e rrëzimit të shkëmbit ka mbetur i dëmtuar rëndë Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, në pjesët poshtme të gjymtyrëve.

Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e policisë, zjarrfikës dhe ai i urgjencës.

Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy