
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat vendase kanë vrarë thuajse 6 mijë ushtarë rusë, në gjashtë ditë beteje.
Ai paralajmëroi Moskën, duke thënë se nuk mund të fitojë me bomba dhe raketa.
Zelensky e publikoi mesazhin e tij në Telegram.
Më herët Presidenti ukrainas është shprehur se vendi i tij, i cili ka një ushtri shumë më të vogël se Rusia, ka nevojë për më shumë ndihmë për të parandaluar që kriza të përhapet në të gjithë Europën.



