
Janë gjithnjë e më shumë shtetet të cilat ftojnë qytetarët e vetë që të largohen nga Ukraina, për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, ku situata rrezikon që të përshkallëzohet.
Pas apelit të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili ftoi amerikanët që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë, e njëjta thirrje vjen dhe nga Japonia dhe Koreja e Jugut.
Ministria e Jashtme e Japonisë, me anë të një deklarate të lëshuar këtë të premte shprehet se, “Situata vijon të jetë e paparashikuar, ndonëse ka pasur sforcime diplomatike, merrni masa të ikni”.
Nga ana tjetër, qeveria e Seulit ka rritur alarmin për udhëtimet në nivelin 4, më i larti që ekziston, duke ndaluar udhëtimet me Ukrainën dhe duke urdhëruar qytetarët që të largohen.
“Bëhet fjalë për një masë paraprake në rast se situata përkeqësohet”, deklaroi ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut.
Edhe Rusia nga ana e saj, ftoi personelin jo të domosdoshëm në ambasadën e saj në Kiev që të largohen përkohësisht nga Ukraina.



