Presion nga qeveria, jep dorëheqjen drejtori i agjencisë sllovene të lajmeve

Presion nga qeveria, jep dorëheqjen drejtori i agjencisë sllovene të lajmeve

Kreu i agjencisë sllovene të lajmeve STA ka dhënë dorëheqjen duke akuzuar qeverinë për presion ndaj kompanisë.

Bojan Veselinovic tha se Sllovenia po përpiqej të "nënshtronte" agjencinë kombëtare të lajmeve duke bllokuar fondet publike.

"Unë nuk mund t'i pranoj kushtet e vendosura," shtoi Veselinovic në një deklaratë, duke thënë se STA "ka punuar falas për 273 ditë".

Kryeministri slloven Janez Jansa i kishte bërë thirrje drejtorit të agjencisë të japë dorëheqjen.

Ndërkohë BE ka shprehur "shqetësim serioz" pas njoftimit të dorëheqjes së Veselinovic.

"Na vjen keq dhe ndjekim me shqetësim përkeqësimin e fundit të situatës," u tha gazetarëve zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand.

"Ne i nxisim autoritetet sllovene, qeverinë sllovene, të ndërmarrin veprime vendimtare për të ndaluar dhe ndryshuar trendin aktual. Zhvillimet tregojnë, për fat të keq edhe një herë, nevojën për legjislacionin e B -së për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e mediave", shton Wigand.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy