Ryshfet 2 mijë euro/ GJKKO dënon Tabakun dhe Navakun, lirohet ish-shefi i Rrugores

Ryshfet 2 mijë euro/ GJKKO dënon Tabakun dhe Navakun, lirohet ish-shefi i Rrugores

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për tre efektivët e Policisë Rrugore të përfshirë në një çështje korrupsioni. 

 

Edison Tabaku është shpallur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me 2 vite burgim. 

 

Po ashtu, Sokol Navaku është dënuar me 2 vite burgim për të njëjtën akuzë, por me pezullim të dënimit dhe vendosje në shërbim prove për 4 vite, ndërsa i është hequr masa e arrestit në shtëpi.

 

Ndërkohë, Roven Zeka është shpallur i pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se nuk u provua fakti penal ndaj tij. Si rrjedhojë, edhe atij iu hoq masa e arrestit në shtëpi.

 

Sipas akuzës, tre efektivët dyshohej se kishin kërkuar dhe marrë 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua të përfshirë në një aksident rrugor. 

 

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi dyshohej se kishin marrë shumën nga biznesmeni Erges Vrioni në këmbim të mos ndalimit të bashkëshortes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy