“Të ndalim përbindëshin!”, protestë kundër ndërtimit të kullës pas TOB

“Të ndalim përbindëshin!”, protestë kundër ndërtimit të kullës pas TOB

Me sloganin “Larg duart nga parku”, një protestë po mbahet në qendër të Tiranës, pas godinës së Teatrit të Operës dhe Baletit. Dhjetra aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” dhe qytetarë po protestojnë kundër ndërtimit të kullës “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës), në një zonë që deri më sot ka qenë lulishte.

Në formë simbolike protestuesit kanë rrëzuar rrethimin e vendosur nga bashkia, ku kanë nisur punimet për hapjen e gropës, me qëllim ngritjen e kullës shumëkatëshe. Ata akuzuan kryebashkiakun Erion Veliaj si "betonizues" dhe "shërbëtor të oligarkëve". 

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se kullat po i marrin frymën qytetit, dhe nuk kanë asnjë minimumi funksion ekonomik. Aktivisti Lavdosh Ferruni kërkoi mbajtjen e një referendumi për ndërtimin ose jo të kullës në këtë zonë, duke bërë thirrje për "ndalimin e këtij përbindëshi!". 

Pedagogu Ervin Goci u shpreh se një masiv i tillë betoni është i paabsorbueshëm nga qyteti, duke vënë në dukje se skema e ndërtimeve nuk ka asnjë dallim nga ajo e inceneratorëve. Ndërkaq, një qytetar në protestë u shpreh: “Çdo pallat që ngrihet këtu në Tiranë është një vrasje, edhe do të shkojë 5 mijë euro metri/katror! Edhe ajri do bëhet me lekë!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy