
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 139 raste të reja me koronavirus nga 3457 testime të kryera gjithsej, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona, duke e çuar numrin e atyre që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë në 2,372.
Personat që humbën jetën këtë të shtunë ishin 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 63–77 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Statistika (24 Prill 2021)
Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 738
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3457
Testime totale 624,200
Raste pozitive 130,409
Raste të shëruara 105,016
Raste Aktive 23,021
Humbje jete 2,372
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17561
Fier 1983
Durrës 770
Shkodër 694
Gjirokastër 485
Korçë 567
Vlorë 325
Kukës 227
Dibër 177
Elbasan 123
Berat 76
Lezhë 33



