9 Maji, Dita e Evropës

9 Maji, Dita e Evropës

Më 9 maj të vitit 1950, u hodh hapi i parë drejt Bashkimit Evropian.

 Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Drupal Ad

 Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën.

Dita e Evropës është dita në të cilën kujtohen hapat e parë të integrimit të komunitetit Evropian në vitet 1950, ndihmon për të rizbuluar objektivat themelore të "shtëpisë së përbashkët", në rend të parë paqen.

 Kështu historia jep edhe elemente për të kuptuar rrugën aktuale të BE-së, për të cilën qytetarët e Kontinentit të Vjetër do të thirremi të zgjedhim Parlamentin e ri më 8 dhe 9 qershor.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos, më 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe të festohej si “Dita e Evropës”.

Parlamenti Evropian e njohu ditën e Evropës sërish më 9 maj, në vitin 2008.

75 vjet pas lindjes, Bashkimi Evropian duhet të përballet me sfidat e së ardhmes në një panoramë ndërkombëtare ku paqja duket gjithnjë e më e largët.

Dita e Evropës festohet edhe në vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij unioni, përhapjen e tyre në sistemin e edukimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy