
Besnik Muçi i betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dalë sot përpara trupit gjykues në KPA, ku Komisioneri Publik ka apeluar konfirmimin e tij në detyrë.
Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda pretendohet se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, por Muçi e ka quajtur atë të pabazuar dhe ka dorëzuar prova të reja.
Muçi ku do të vlerësohet në bazë të tre kritereve, në atë të ligjshmërisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.
Besnik Muçi u zgjodh më herët nga presidenti Meta për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë mësohet se është shtyrë për në datën 7 nëntor seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat e gjyqtarit Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.
Trupi gjykues ka marrë aktet nga dy prokuroritë në lidhje me informacionet e kërkuara nga KPA.



