Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit të fundit për mua, nga 1 prilli shpresojmë në fillimin e një epoke të re

Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit të fundit për mua, nga 1 prilli shpresojmë në fillimin e një epoke të re

Zgjedhjet lokale të 31 marsit do të jenë të fundit për presidentin Erdogan. Ligji parashikon të jenë zgjedhjet e fundit që Erdogan merr pjesë, dhe më pas stafeta do të kalojë te mbështetësit e tij.

Siç e dini, 31 marsi është një pikë kthese për Turqinë. Dhe në këtë pikë kthese, sytë e gjithë botës islame janë drejt Turqisë. Çfarë do të ndodhë në Turqi?”, tha presidenti turk,

Duke kujtuar se deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 22 ditë, Erdogan deklaroi se duke shfrytëzuar sa më mirë këto ditë, shpreson të ketë përgjigjen e nevojshme në kutinë e votimit.

Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”,  shpresojmë të fillojmë një epokë të re që nga 1 Prilli.”

Mandati i Erdoganit si president përfundon më 2028. Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy