Montella gëzon tifozët shqiptarë që kanë blerë biletat për ndeshjen e kthimit

Montella gëzon tifozët shqiptarë që kanë blerë biletat për ndeshjen e kthimit

Vincenzo Montella ka thënë se do të udhëtojë me lojtarët më të mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës

Pavarësisht se Milan fitoi ndeshjen e parë 6:0 ndaj Shkëndijës në kualifikimet për Europa League, trajneri Vincenzo Montella tha se në Maqedoni do të udhëtojnë me lojtarët më të mirë.

Ai tha se ndeshjen e kthimit do ta marrin shumë seriozisht dhe do të luajnë me lojtarët më të mirë.

“Ndeshjen e kthimit do ta marrim shumë seriozisht, pasi do të luajmë me lojtarët më të mirë, me ata që luajtën sonte”, tha Montella gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se sonte nuk e priste një fitore kaq të lehtë, pavarësisht se të gjithë e dinë se çfarë vlerë kanë lojtarët e tij. /Express/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy