Importi i mbetjeve, Ferruni: Nuk kemi asnjë përfitim, madje do paguajmë taksë shtesë për karbonin

Importi i mbetjeve, Ferruni: Nuk kemi asnjë përfitim, madje do paguajmë taksë shtesë për karbonin

Mazhoranca pritet të rikthejë ligjin e importit të mbetjeve, i cili shkaktoi shumë debate në vitin 2016. Aktivisti Lavdosh Feruni thotë se në një rast të tillë, vendi nuk do të kishte asnjë përfitim, madje do të paguante taksë shtesë për karbonin e emetuar.

Përfitime ekonomike nuk mund të kemi si vend. Është eksport ndotjeje, ne nuk e llogarisim dot sa përkeqësohet zhvillimi. Edhe plastika kur riciklohet 2-3 herë ngelet plastikë që shkon në landfill. Humbja është neto për vendin tonë. Rasti që po diskutohet, përfitue4s do të jetë industria e çimentos, që shtë vetë nga ndotëset më të mëdha në planet. Pra, shtohet përfitimi, shtohet dhe ndotja. Është e sigurt që shtetet që eksportojnë produkte industriale do të duhet të paguajnë taksë. Ne do të paguajmë taksë të shtuar, që është me bazë karboni. Në Shqipëri, në planin afatgjatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këtë eksport ndotjesh. Duhet pasur kujdes edhe me TEC-in e Roskovecit. Nuk është kjo e ardhmja e Shqipërisë. Nuk besoj që nuk do të ketë protesta. Do të jenë qytetare dhe do të mbështeten nga të gjitha partitë. Nuk mund të pranohet që Shqipëria të bëhet kosh plehrash.

Ferruni tha më tej se jemi me vonesë për strategjinë e menaxhimit të mbetjeve.

Inceneratorët duhet të braktisen, por lind pyetja që padyshim që në vëmendjen e çdo qytetari si atëherë dhe tani është e kuptueshme se Shqipëria ka shumë mbetje që nuk i trajton dot, mbetjet e saj dhe ky është një problem shumë madhor.

Për arsye të zhvendosjes së strategjisë së riciklimit janë elementët e rëndësishëm këto kanë rënë nga çështja e incenerimit dhe ideja është se 10 vjet jemi me vonesë në këtë menaxhimin e mbetjeve. Ne kemi pasur një slogan atëherë që u bë goxha axhendë që boll plehra ka Shqipëria me të cilën u protestua dhe për të përfituar ka dy tre biznese, por pyetja është a përfiton Shqipëria?

Vendi ynë është humbës neto në çështjen e importit të mbetjeve sepse nuk menaxhon dot mbetjet e veta që gjeneron. Dhe çdo mbetje shtesë që nuk janë pak në Europë, për t’i zhvendosur në vende të tjera ne nuk kemi ndonjë industri gjigante.

Në fakt, tani që shohim si kanë rrjedhur ngjarjet në atë periudhë është hedhur ideja e incenerimit dhe në të gjithë inceneratorët por sidomos në atë të Tiranës riciklimi është i përjashtuar dhe me vendim qeverie.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy