SPAK kërkon më shumë fonde, Bregu: I do për të paguar hetuesit e rinj të BKH (VIDEO)

SPAK kërkon më shumë fonde, Bregu: I do për të paguar hetuesit e rinj të BKH (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu thotë se kërkesën e SPAK për 111 milionë lekë të reja më shumë nga buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin 2025 në shifrën 2.17 miliardë lekë, e shpjegon me faktin se një shumë e tillë duhet për të paguar hetuesit e rinj.

Duke folur në edicionin e lajmeve të MCN TV, Bregu tha se kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në vizitat e tij dhe se ka patur shumë takime kohët e fundit, me prokuroren belge, holandeze, një vizitë në Brazil dhe se është në një agjendë të ngjeshur në rakordimet e hetimeve të tij.

Sipas tij, çështja e parave sa i takon shtetit shqiptar, pasi jepen dhe nga ndërkombëtarët, ajo që nuk është rakorduar është rritja e numrit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SPAK është i lidhur me reformën në drejtësi. Sa i takon hetuesve që lidhen me BKH që dërgohen për të mbledhur prova, apo materiale të tjera, mendohet se në vitin 2025 parashikojnë 40 hetues të rinj dhe është hapur gara për 40 hetues që do të ndihmojnë në punën e SPAK, kjo nuk është parashikuar nga qeveria.

Të thuash që qeveria dhe SPAK kanë problematikë, nuk ngelet te buxheti.

Është e domosdoshme të jepet nga qeveria, sa i takon jo vetëm pagave, SPAK i ka ulur shpenzimet shumë edhe shtetit shqiptar se transporti i të burgosurve drejt SPAK apo gjykatave në Shqipëri, që shoqëroheshin nga forca të shumta policie, ku burgu dhe gjykata janë larg.

Shqipëria ka vetëm atë në Tiranë që është pothuajse gjykatë-burg, që me tunel të nëndheshëm lidhet paraburgimi 313 me GJKKO dhe zyrat e SPAK ku merret në pyetje.

Besoj se kanë shumë të drejtë. Ministria e Financave e shprehu një si rakordim që do e rishikonte dhe do e jepte por 110 milionë lekë të reja janë shumë.

Ndërsa kërkesa për shtesë godine pasi SPAK thotë se vitin që vjen do të marrë edhe kompetencat e komisionerit publik, Bregu e cilëson si të hershme, pasi marrja e kompetencave të tilla i shton punën.

Për të qenë një institucion modern, i duhen dhe këto kompetenca, por me mënyrën se si ka nisur dhe trysninë që po i ushtrohet në të dy krahët e politikës, duket shumë e fokusuar për të goditur korrupsionin e lartë në Shqipëri.

Për mua është herët që t’i marrë kaq shpejt këto kompetenca, se nuk do i ushtronte dot, për shkak të një volumi të madh pune që po përballet në këto momente.

BKH është në ndërtim e sipër dhe e ka të përcaktuar numrin, thjesht nuk kishte filluar më parë punë.

Ai do ta ketë gjendje fondin e buxhetit për dhënien e pagave, që të japë rrogat mujore të hetuesve të rinj të BKH, kjo është në të drejtë.

Por nuk besoj se kjo është si një impuls, që qeveria do e merrte çdo gjë që kërkon SPAK me një dëshirë të madhe.

Breku deklaroi se SPAK është në muajin e sulmit dhe një inciativë shumë të madhe dhe nxitim shumë të madh gjatë muajit nëntor, pasi nuk dëshiron që të ndikojë në procesin elektoral.

Përveç Edi Ramës që nuk ka një hetim dhe nuk është nën hetim, të gjithë të tjerët që janë të përfshirë, në drejtim të organeve lokale, janë të gjithë duke u hetuar nga SPAK.

Se kush nga këta do shkojë në akuzë, këtë kërshëri do e presim në njoftimin e SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy