MCN TV hyn në spitalin e kampit “Ashraf 3”/ Doktori:  Viktima u sulmua me spraji piper, për pasojë ndërroi jetë

MCN TV hyn në spitalin e kampit “Ashraf 3”/ Doktori: Viktima u sulmua me spraji piper, për pasojë ndërroi jetë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga spitali i kampit Ashraf 3, gazetari i MCN Tv Andon Kello solli dëshminë e një mjeku, i cili pretendon se personi që humbi jetën nga ataku kardiak është sulmuar me spraji piper. Sipas doktorit substanca sjell bllokim të frymëmarrjes, pakësim të oksigjenit në tru dhe probleme me zemrën. Doktori thotë për MCN TV se: “Shumë policë erdhën ilegalisht në Ashraf. Shkuan në zona të ndryshme. U përpoqën forcërisht që të merrnin kompjuterët personal të njerëzve. Policia hodhi spraji piper ndaj banorëve dhe pati një viktimë, për shkak të pakësimit të frymëmarrjes, për shkak të mungesës së oksigjenit në tru. Ai vdiq dhe tani trupi i tij është këtu. Emri i tij është Afshin. Është sjellje e turpshme nga Policia shqiptare pasi kanë hedhur jo vetëm gaz, por kanë dhunuar me sende të forta banorët. Nuk kemi pasur rezistencë ndaj Policisë. Kemi qenë paqësor. Policia ka qenë e dhunshme me marrjen e kompjuterëve personale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy