Zgjedhjet parlamentare/ 3.6 milion shqiptarë votojnë sot për 140 deputetët e rinj (VIDEO)

Zgjedhjet parlamentare/ 3.6 milion shqiptarë votojnë sot për 140 deputetët e rinj (VIDEO)

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel. Pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Në tërësi, në Shqipëri, janë 12 qarqe. Këto përfshijnë brenda tyre 61 bashki, të ndara në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor.

Janë 383 njësi administrative të përfshira kurse qendra votimi ndërkaq, janë 5 mijë e 199. Pikërisht në dhomat e fshehta të këtyre të fundit, mund të votojnë këtë vit 3 milionë e 588 mijë e 869 zgjedhës shqiptarë.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në 19.00. Janë tri mënyra si mund të votohet, me qëllim që vota të jetë e vlefshme:

-Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Pra të shënojë X ose + vetëm në kuadratin përbri partisë apo koalicionit. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi, sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

 -Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti.  Pra të shënojë X ose + në kuadratin përbri partisë politike ose koalicionit që preferon dhe të shënojë X ose + vetëm në njërin nga kuadratet përbri numrit të kandidatit të tij të preferuar të asaj partie ose koalicioni qe ka zgjedhur. Në këtë rast, vota i shkon subjektit zgjedhor dhe kandidatit të atij subjekti;

 -Qyetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra.  Në këto zgjedhje 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy