Hetimi i pasurisë/ Rusta: Një tjetër i afërm i Monika Kryemadhit do të jetë sot në SPAK

Hetimi i pasurisë/ Rusta: Një tjetër i afërm i Monika Kryemadhit do të jetë sot në SPAK

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se një tjetër i afërm i deputetes Monika Kryemadhi do të thirret për të dëshmuar në SPAK.

Burime për Mcn Live nga SPAK bëjnë me dije se në kuadër të vijimit të hetimeve të pasurisë së Monika Kryemadhit, do ketë një tjetër fletëthirrje sot për një prej të afërmve të saj. Ende është herët për të kuptuar nëse do të mbërrijë, apo ka mbërritur pasi SPAK tregohet i rezervuar në këtë informacion. Znj. Fatime Kryemadhi deklaroi pak ditë më parë që të gjitha pasuritë i ka të ligjshme, transaksionet i ka me bankë, ajo e ka ndihmuar vajzën e saj dhe është krenare me të. Nisur edhe nga komunikimi me median i kryetarit të Partisë së Lirisë Meta mbrëmjen e djeshme, kuptohet që ka një tension në këtë hetim të nisur nga SPAK.  Burimet kanë konfirmuar se ka një tjetër fletëthirrje, por nuk dihet se për kë është dhe orari i caktuar.

Kujtojmë që më 11 prill, Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje për pasurinë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy