Meta tregon si u bë Alqi Bllako pjesë e Presidencës: Komitet Transparence për inceneratorët

Meta tregon si u bë Alqi Bllako pjesë e Presidencës: Komitet Transparence për inceneratorët

Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të ngrihet Komiteti i Transparencës në Presidencë për aferën e inceneratorëve, si dhe paralajmëroi tur transparence për këtë çështje, për të zbardhur aferën para shqiptarëve.

Në konferencën e mbrëmjes së të shtunës për mediat, ai u pyet për ish-deputetin Alqi Bllako dhe lidhjet e tij me të.

Alqi Bllako nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i imi, as aktivist i LSI por ka qenë me PD dhe aktivist me Partinë Demokratike. Ish-ministri e ka marrë për arsye të njohjeve të tij personale për sekretar të përgjithshëm. Nëse ka ardhur këtu ka ardhur pasi sekretari i përgjithshëm, duhet të kishte një status të nëpunësit civil që ai kishte, besoj se këtu ka zbatuar ligjin. Nuk mund të rrinte gjatë në Presidencë, pasi e kuptoi që nuk do të propozohej për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. E ftoj të bashkëpunoj me organet e drejtësisë nëse e bën mund të rehabilitojë figurën e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy