Shkëmbim territoresh me Serbinë, Majko i përgjigjet Qoses

Shkëmbim territoresh me Serbinë, Majko i përgjigjet Qoses

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i është përgjigjur akademikut të njohur të Kosovës, Rexhep Qosja, lidhur me idenë e tij për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Majko shprehet se propozimi i Qoses është i gabuar.

Reagimi i Majkos

Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare. Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar.

Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i çdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Çfarë duan shqiptarët!?”

Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë. 
 Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës.

Ideja e Qoses

Disa ditë më parë, akademiku i njohur, Rexhep Qosja, ka hedhur idenë e shkëmbimit të territorit me Serbinë, ndërsa Kosova të bashkohet me Shqipërinë. I ftuar në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Qosja tha se kjo është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së çështjes dhe se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për çështjen e kufijve.

Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë. Çështja serbe për shqiptarët për mendimin tim mund të zgjidhet vetëm në këtë mënyrë”.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy