Temperaturat deri në 37°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 37°C, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga republika e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke  u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa qendrore dhe ishujt britanikë paraqiten në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here gjenerojnë shira afatshkurtër. Ndërsa me kthjellime vijon rajoni jugor i Evropës, veriu dhe lindja e kontinentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy