Në zgjedhjet e djeshme në Austri pati një afirmim të qartë të Partisë së Lirisë, me kryetar Herbert Kickl, e cila mori 28.8% të votave dhe fitoi 56 mandate.
Në vend të dytë renditet Partia Popullore e kancelarit Karl Nehammer, e cila mori 26.3% të votave(52 vende), duke humbur 11.2% të votave në krahasim me raundin e mëparshëm zgjedhor.
Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e SPO-së të cilët morën 41 mandate, pasuar nga partia Neos me 9.2% (18 vende) dhe të Gjelbërit me 8.3% (16 mandate).
Pjesëmarrja ishte e lartë. Sipas mediave votuan 78% e qytetarëve me të drejtë vote.
E djathta ekstreme fitoi kështu zgjedhjet duke marrë numrin më të madh të votave për herë të parë që nga epoka naziste.
Partia pro Kremlinit dhe e cilësuar si anti-islame, ende nuk ka një shumicë absolute dhe për të qeverisur do t’i duhen aleatë dhe një koalicion qeveritar.



